75 Mall Live Search
18:18 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

PSD takohet me ambasadorin e Çekisë, bisedojnë për situatën politike

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, dhe Shefi i Grupit Parlamentar, Dardan Sejdiu, kanë pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek.

Në takim u diskutua situata politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e PSD-së theksuan domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, si e vetmja rrugë përpara.

Sipas kësaj partie, u diskutua edhe për rëndësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të dyja palët shprehën kënaqësinë për takimin dhe nevojën për takime të këtilla në të ardhmen.