75 Mall Live Search
18:55 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Emery e dëshiron Khediran në Arsenal, por ka një kusht

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery e dëshiron transferimin e mesfushorit të Juventusit Sami Khedira, por ka një kusht që kjo të ndodhë.

Khedira është një nga mesfushorët që pritet të largohet nga klubi këtë verë për shkak të ardhjeve të Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Por Juventus nuk është plotësisht i hapur për idenë e shitjes së Khediras pasi ata janë afër lejimit të Paulo Dybalas të largohet, transmeton Indeksonline.

Ndërsa Emery dëshiron lojtarin, bordi i Arsenalit nuk është plotësisht i bindur për lojtarin. Emery e shikon ende shtegun e Khedira si një rrugë të vlefshme dhe do të dëshirojë të shtojë më shumë përvojë në mesfushë.

Por kushti që të ndodh ky transferim është që skuadrat të bien dakord për një marrëveshje  për të ndërprerë kontratën e tij në mënyrë që Arsenali të mund ta transferoj mesfushorin si transferim i lirë./Indeksonline/.