Albini lajmërohet nga qyteti i bukur i Izraelit, tregon për takimet që kishte!
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti po vazhdon të qëndrojë në Izrael.
Ai sot ishte në Tel Aviv, qyteti i dytë më i popullarizuar pas Jerusalemit.

“Me rastin e mbledhjes së Internacionales Socialiste, bashkë me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kreshnik Ahmetin, takuam edhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Izrael, z. Bardhyl Canaj, Drejtoren e Komitetit Amerikano-Hebraik, znj. Avital Leibovich, si dhe Shoqatën e Miqësisë Izrael-Shqipëri të udhëhequr nga znj. Felicita Jakoel. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe gjendjen në shtetin e Kosovës e të kombit shqiptar në përgjithësi”, ka shkruar Kurti. /Indeksonline/

