75 Mall Live Search
21:19 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mërgimtari kosovar në sherr me policinë, detyron Njësinë Speciale ta arrestoj në Rahovec

Një rrahje mes njësisë speciale dhe dy civileve ka zënë vend në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, dy policë rrugor e kishin urdhëruar një veturë me tabela të shtetit Francës të tipit ‘Audi’ që të ndaloj. Por ai kishte refuzuar.

Pastaj, mërgimtari kishte hyrë në piceri. Policia i kishte kërkuar të dal jashtë por ai përsëri kishte refuzuar urdhrin e policisë. 

Për shkak të kësaj, ishte detyruar që njësia speciale të intervenonte. Deri sa ata po bëheshin gati të intervenonin, kishte filluar sherri.

Të gjithë klientët brenda picerisë ishin larguar nga lokali, kanë thënë dëshmitarët për Indeksonline.

Duke e parë këtë tollovi, pronari i lokalit kishte sulmuar policinë. Mërgimtari dhe pronari ishin arrestuar dhe janë dërguar në stacion./Indeksonline/