75 Mall Live Search
22:18 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tentoi të mbysë rojën, edhe një vit dënim për të burgosurin shqiptar në Francë

Një i burgosur shqiptar në Francë është dënuar me një vit burg shtesë pasi ka dhunuar mbikqyrësin e qelisë së tij.

Kristian Prenga 25-vjeç u shpreh para trupës gjykuese se ishte ofenduar nga mbikqyrësi dhe e akuzoi atë për racizëm.

Raportohet se shqiptari e ka goditur në fytyrë dhe më pas ka tentuar ta mbysë. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Bordeaux-Gradignanit.

I dëmtuari ka qëndruar 10 ditë pa shkuar në punë për shkak të lëndimeve të marra.