Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në Istog
Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bollopojë të Istogut.
Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin e Policisë, Xhevat Ibra për të mësuar detajet e këtij aksidenti.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20 mes dy veturave. Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.”, ka treguar ai.
Siç mësohet ata janë jashtë rrezikut për jetë dhe se kanë pësuar vetëm lëndime trupore./Indeksonline/

