Referi goditet me granadë tymi gjatë ndeshjes për Evropa Ligë
Arbitri goditet nga granata e tymit në ndeshjen ndërmjet Universitita Craiova dhe Budapest Honved.
Me siguri nuk do të prisnit të bënte lajm ndeshja e tyre në Europa League – veçanërisht pasi ishte pa gola pas 180 minutave.
Sidoqoftë, falë disa skenave mjaft të shëmtuara në minutën e fundit të kohës shtesë në ndeshjen e dytë kualifikuese të Europa League, kjo është saktësisht ajo që ka ndodhur.
Tensionet ishin dukshëm të larta pasi ndeshja shkoi drejt një goditje dënimi. Tashmë kishte tetë kartonë të verdhë në një ndeshje në të cilën Craiova dominoi, por thjesht nuk mund të shënonte.
Por përpjekja e sulmuesit Carlos Fortes për të fituar topin mërzit mbrojtësit e Honved. Pothuajse çdo lojtar në fushë u përfshi në një përleshje të madhe.
Teksa gjyqtari i ndeshjes po përpiqej të ndalonte përleshjen, ai u godit nga nje granadë tymi.

Referi irlandez, Arnold Hunter menjëherë kishte nevojë për trajtim ndërsa u rrëzua duke shtrënguar kokën.
Shpejt, një ambulancë po ngiste në fushë, duke ndalur përleshjen që kishte shpërthyer mes dy grupeve të lojtarëve.
Ndeshja u pezullua për gjysmë ore pasi referi mori trajtimin, ndërsa zyrtari i katërt mori përsipër vazhdimin e ndeshjes.
Kur rifilloi ndeshja, skuadrën vendase, Craiova, triumfoi 3-1 në penallti për të arritur në raundin e tretë kualifikues.
Honved tha në një deklaratë se vonesa ndodhi ndërsa gjyqtarët, delegatët e Uefa dhe përfaqësuesit e klubit diskutuan nëse duhet të hiqet dorë.
“Ajo që ishte e papranueshme për klubin tonë ishte ajo që ndodhi në fund të takimit për të vënë në rrezik gjyqtarin ose lojtarët tanë”, shtouan në deklaratë ekipi musafir./Indeksonline/