75 Mall Live Search
09:44 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mblidhet LDK-ja me mëngjes, nesër zgjidhet kryetari

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur edhe sot në mëngjes në prag të zgjedhjeve te brendshme të cilat përmbyllen nesër më zgjedhjen e kryetarit të ri.

Edhe dje kjo parti mbajti një mbledhje të gjatë të kryesisë. Në fund të saj ishte zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa i cili u deklarua për media.

“U diskutua edhe çështja e kandidaturave kryesia vlerësoi lartë interesimin dhe pretendimin për të kandiduar nga disa kolegë në kryesi me kontribute të larta në LDK në këto 30 vitet e fundit. Kryesia si e gjithë anëtarësia e LDK vlerëson se është shumë e rëndësishme që në krye të LDK-së të jetë një figurë për bashkuese që po punohet intensivisht”, tha Mustafa dje pas mbledhjes./Indeksonline/