75 Mall Live Search
13:03 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Andy Ruiz i “shpallë luftë” Furyt dhe Wilderit pas rimeçit me Joshuan

Kampioni i sapo kurorëzuar në peshë të rëndë Andy Ruiz Jr ka vendosur të dalë përsëri në duel me Anthony Joshua, të cilin e mposhti më 1 qershor në ikonën Madison Square Garden, duke shkaktuar një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e boksit.

Edhe pse detajet e vendit të ngjarjes dhe datës nuk janë njoftuar, tifozët e boksit e presin me padurim ngjarjen e vitit, qoftë në SHBA apo në tokën britanike.

Ruiz Jr mbetet i sigurt për një fitore tjetër ndaj homologut të tij britanik dhe tani ka zbuluar planet e tij të ardhshme pasi dueli i tij me Joshua të bëhet në muajt e ardhshëm.

Ylli meksikan po synon dy gjigantë të kategorisë në peshë të rëndë, duke thirrur Tyson Fury ndërsa shpreh edhe dëshirën e tij për të boksuar me  Deontay Wilder.

Gjatë një interviste me Joe Rogan, Ruiz deklaroi: “Kur fitoj [kundër Anthony Joshuas] do të më pëlqente të luftoja Tyson Fury.

“[Deontay] Wilder është gjithashtu atje, ai ka rripin që unë dua, unë dua rripin WBC.

“Unë do të jem i padiskutueshëm nëse e kam atë rrip, do t’i kem të gjitha rripat në divizionin e peshave të rënda dhe do të jem mbreti i ri./Indeksonline/