Miqësoret fantastike të fundjavës, Arsenali luan kundër Barcelonës dhe Man United kundër AC Milan
Këto ekipe do të përballen me provat e tyre përfundimtare para se sezona e re të fillojë fundjavën e ardhshme.
Manchester United do të niset drejt Uellsit për të takuar skuadrën italiane AC Milan. Djajtë e Kuq kanë raportuar se kanë përfunduar një marrëveshje për Harry Maguire, dhe kështu skuadra do të forcohet.
Chelsea viziton skuadrën gjermane Borussia Monchengladbach të Shtunën me Christian Pulisic duke kërkuar një tjetër paraqitje shkëlqyese pas shfaqjes së tij me dy gola kundër RB Salzburg.
Të Dielën, Arsenali do të luaj kundër Barcelonës një ndeshje që mund të jetë mjaftë e veçantë./Indeksonline/.