Edhe një transferim i madh në Premier League, Newcastle rrëmben lojtarin që po kërkohej nga shumë ekipe
Newcastle United ka arritur ta transferoj Allan Saint-Maximin nga OGC Nice për një tarifë ende të pazbuluar.
Po ashtu lojtari ka qenë i kërkuar edhe nga disa klube të tjera, por ai arriti marrëveshje me klubin anglez, shkruan Indeksonline.
22-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje gjashtë vjeçare, e cila do ta zgjasë deri në verën e vitit 2025.
Saint-Maximin do të marrë numrin dhjetë në Newcastle./Indeksonline/.