Veseli uron haxhilerët që u nisën për Mekë dhe Medinë: Kthim të shëndoshë në atdhe
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë haxhilerët që janë nisur për në Mekë dhe Medinë.
Ai ka i ka uruar shëndet, adhurim të pranuar dhe kthim të shëndosh në atdhe, shkruan Indeksonline.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Veselit:
Haxhilerëve tanë të dashur që nisen pas pak për në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, iu uroj shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara si dhe kthim shëndosh e mirë në atdhe. Pelegrinazhi është njëra prej pesë shtyllave qendrore të fesë islame dhe im at tregon se për të ka qenë një ndër përvojat më fisnike e kuptimplote të jetës së tij. Prandaj iu dëshiroj të gjithë pelegrinëve shqiptarë haxh të pranuar si dhe lehtësim në këtë rrugëtim!
