75 Mall Live Search
07:53 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Katër vite nga themelimi i Gjykatës Speciale – Kush ishin deputetët që e votuan?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, katër vite më parë, pikërisht më 3 gusht 2015 kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera për Specialen.

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Pas katër viteve ky institucion ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, por filloi intervistimet e të dyshuarave dhe dëshmitarëve, në mesin e të cilëve janë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dhe disa nga komandantët tjerë të UÇK-së.

Amendamentin për ndryshimin e kushtetutës, që mundëson themelimin e Gjykatës Speciale, e prezantoi para deputetëve kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa.

Kundër themelimit të Gjykatës Speciale ishin tri partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.   

Kjo është lista e plotë e deputetëve që votuan Specialen: