Çfarë po ndodhë brenda Kuvendit zgjedhor? Fatmir Sejdiu ka një kërkesë
Kuvendi Zgjedhor i LDK-së ka nisur punimet por në mënyrë sekrete pa prezencën e medieve.
Ish-kryetari Fatmir Sejdiu ka kërkuar ndryshim të rregullores statusore për të mundësuar kandidimin e tij, njofton Klan Kosova.
”Fatmir Sejdiu kërkon heqjen e rregullores statutare ku kërkohet 50 +1 votë për të kandiduar”, ka konfirmuar një burim brenda LDK-së.
Megjithatë thuhet se kjo kërkesë e Fatmir Sejdiut i cili pretendon karrigen e të parit të LDK-së, nuk është përkrahur.
Sipas raportimeve të pranishmit kanë votuar për procedurën e rregullores së vjetër.