75 Mall Live Search
11:22 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Osmani: Duhet të largohet norma 50+1

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Kuvendi i ri i LDK-së duhet të ndryshoj statusin për të hyrë në garë për kryetar.

“Organet e reja që dalin nga ky kuvend, duhet të largohet norma 50+1. Po shkakton probleme të mëdha. Ka shkaktuar probleme edhe në vitin 2015-të.”, tha ajo.

Osmani foli edhe për deklaratat e Fatmir Sejdiut pas zgjedhjeve, shkruan Indeksonline.

“Unë nuk komentoj deklarata të tjerëve. Problemi nuk është tek njerëzit por tek statusi. Është e domosdoshme të largohet norma. 50+1 vetëm për të hyrë në zgjedhje është normë jo demokratike. Do të jetë angazhim i imi primar që të fillojë me ndryshimin e statutit.”, tha Osmani./Indeksonline/