75 Mall Live Search
11:36 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lutfi Haziri s’e komenton nëse do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër

Lutfi Haziri, pak pasi është konfirmuar se Isa Mustafa është zgjedhur sërish në krye të LDK-së, ka thënë se është i lumtur për këtë rezultat.

“Jam i lumtur që marrëveshjen e propozuar e kanë pranuar të gjithë”.

Haziri ka thënë për Klan Kosovën se tash LDK duhet të përgatitet për zgjedhjet e parakohshme.

“Unë jam pjesë e ekipit dhe vlerësoj se ekipi i LDK-së nën udhëheqjen e kryetarit të zgjedhur do të arrijë ta përballojë procesin zgjedhor”.

Ai nuk ka dashur të komentojë qëndrimet që kanë shprehur ish-lideri i kësaj partie Fatmir Sejdiu dhe ish-deputetja Melihate Tërmkolli.

“Unë kërkoj të ketë respekt dhe kualifikimet të jenë më ndryshe”.

“Në demokraci, votat nuk falen. Ky është parimi kryesor. Nëse votat nuk ipen nuk thuhet se populli dhe votuesi nuk është demokratik”.

I përfolur si kandidat i mundshëm i LDK-së për kryeministër si pjesë e marrëveshjes politike të arritur brenda kësaj partie, Lutfi Haziri nuk ka dashur të komentojë këtë gjë.

“Prej sot e tutje, LDK-ja del me politika përgatitore për t’u përballë me zgjedhjet e jashtëzakonshme”.