75 Mall Live Search
12:10 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

37 vjeqarja mbytet në vendin ku kishte shkuar për tu ngushëlluar për vdekjen e burrit të saj

Një e ve 37-vjeçare, e cila ishte në Havai në një “pushim shërues” pas vdekjes së papritur të burrit të saj, ka vdekur pasi ra nga një shkëmb.

Jamie “Nicole” Redmond Baker, 37 vjeç, nga Middlesboro, Kentucky, ishte ngjitur në një shkëmb në ishullin Maui, Haëaii, më 25 korrik, kur ajo pas një rënie nga shkëmbi ka vdekur rreth orës 11:30 të mëngjesit, transmeton Indeksonline.

Ajo ishte me pushime me vajzën e saj 3-vjeçare në atë kohë dhe vendosi të vizitojë një destinacion të njohur të shëtitjes në distancë të quajtur “Chutes and Ladders”, njoftoi Hawaii News

Sipas informatave Baker humbi ekuilibrin e saj ndërsa u ngjit dhe ra nga 45 metra lartësi.

Baker u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes nga autoritetet.

Punëtorët e urgjencës thanë që nuk ishte e qartë nëse Baker po ngjitej lart shkëmbit duke përdorur litar, megjithatë Martin tha që ajo mund të kishte rrëshqitur ose duart mund të ishin lagura./Indeksonline/.