Abdixhiku: Beteja jonë fillon tash, kundërshtarët janë trishtuar
Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar se në momentet më kritike për Kosovën, partia e tij mbetet unike.
Ai ka thënë se kundërshtarët mund të kenë pritur gjithçka, por i trishton fakti se LDK mbeti e bashkuar.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Mund të kenë pritur ndarje. Mund të kenë pritur përplasje e përçarje. Kundërshtarë e komentatorë jo pak, mund të kenë pritur gjithçka – veçse jo një LDK bashkë. Kjo i trishton.
Në momentet më kritike të Kosovës, LDK megjithatë mbetet bashkë. Me individë që para vetes vendosin Lidhjen dhe shtetin. Ajo vjen para zgjedhjeve si unike, me një shtëpi të fortë e me një lider që ka një ekipë të tanë pas.
Me të, të gjithë bashkë, do të nisim orën e ndryshimit në Kosovë. Beteja jonë fillon tash.
Tik tak!