Ngordhin peshqit në Lumbardh, shoqata thotë për shkak të mbetjeve të fabrikës së djathit
Nga fabrika e djathit në grykën e Rugovës në Pejë janë liruar sërish mbetje duke u derdhur në Lumbardh.
Siç shihet në këto pamje, lëngë i bardh ka dalë nga fabrika duke u derdhur në lumë.

Sipas Shoqatës ‘Trofta’ në Pejë, peshqit kanë ngordhur si pasojë e këtyre mbetjeve nga fabrika e djathit.

Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo ngordhje masive e peshqve.
Madje, sipas tyre, kjo troftë që po ngordhin është pothuajse në zhdukje e sipër.
Shikoni pamjet./Indeksonline/
