75 Mall Live Search
18:38 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

PSG “privatizon” Francën, ka fituar 22 nga 29 trofetë e mundshëm

Paris Saint-Germain sot ka fituar Superkupën e Francës duke e mposhtur ekipin Rennes 2:1 me përmbysje rezultati pasi fillimisht ekipi i PSG ishte në disavantazh.

Parisi në Francë në dekadën e fundit ka qenë shumë përpara ekipeve tjera duke fituar pothuajse çdo trofe në Francë, shkruan Indeksonline.

Që nga sezoni 2012/13 Parisi ka fituar 22 nga 29 trofetë e mundshëm në Francë duke krijuar monopol në këtë ligë.

Në fakt, kjo është ndoshta arsyeja kryesore pse disa tifozë i referohen ndarjes si një ‘ligë e fermerëve’. Lehtësia me të cilën Parisi i fiton trofetë është e frikshme./Indeksonline/