75 Mall Live Search
20:52 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tayna ‘flakë’ në të kuqe, sonte po duket ‘përvëluese’

Është e re në estradë, por ajo sot është një nga artistet më të suksesshme dhe më të kërkuara në vend.

Tayna e cila ishte senzacioni i viti të kaluar, sot ka krijuar bazën e famës, adhuruesve dhe hitet e saj nuk kanë të ndalur.

Bashkë me gjithë këtë suksese ajo është e angazhuar çdo mbrëmje me koncertet brenda Kosovës dhe jashtë.

Reperja nga Prizreni nuk e lë anash as paraqitjen skenike, format e saj ajo i vë në pah edhe me veshje unike dhe tejet seksi.

Sonte Tayna ka zgjedhur një fustan të shkurtë me ngjyrë të kuqe e që i shkon për mrekulli derisa ajo dukej e ‘zjarrtë’ dhe ‘përvëluese’.

Ndryshe, Tayna ka paralajmëruar së shumë shpejt do të vije me projektin e ri./Indeksonline/