Nisma Socialdemokrate mban takime me struktura të degëve
Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me strukturat drejtuese të degëve anekënd vendit.
Sekretari i Përgjithshëm Bilall Sherifi së bashku me dy ministrat, anëtarët e kryesisë; Endrit Shala dhe Skender Reçica kanë zhvilluar takime me degët e Nismës në Kamenicë, Gjilan, Viti, Kllokot dhe Kaçanik.

Këto takime ishin në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen shpejtë.
“Ashtu si edhe në tërë Kosovën, edhe në këto komuna përkrahja për NISMA-në dhe programin e saj socialdemokrat është në rritje të jashtëzakonshme, program qeverisës ky i cili synim primar e ka qytetarin dhe mirëqenien e tij. Në secilën degë vërehet mobilizim i jashtëzakonshëm për sfidat e radhës”, thuhet nw njoftimin e Nisma Socialdemokrate./Indeksonline/


