Atletico fiton “me zor” ndaj një ekipi të Meksikës
Atletico Madrid ka arritur në fund të fitojë ndaj klubit meksikan, Atletico San Luis me rezultat 1:2.
Fillimisht, Atletico ishin në disavantazh teksa Nicolas Ibanez shënoi për San Luis në minutën e 11-të, shkruan Indeksonline.
Atletico më pas u orvat mjaft shumë të shënonte, ndërsa golin e barazimit e gjeti në minutën e 72-të përmes Sergio Camello.
Juan Antonio Portales realizoi autogol në minutën e 84-të për t’i dhënë fitoren Atleticos./Indeksonline/