Fillon Kampionati Evropian në Prishtinë, Kosova pëson humbje në start
Të shtunën ka filluar Kampionati Evropian i Divizionit B, për femra U20. Ndeshjet e para janë zhvilluar nga ora 16:30.
Kampionatin e ka hapur zyrtarisht Winfried Gintschel, i deleguari nga FIBA.
Ndërkohë, Kosova U20 ka zhvilluar ndeshjen e parë përballë Turqisë, duke pësuar humbje 87:49. Vashat e Kosovës janë shumë më të reja dhe synojnë të fitojnë përvojë nga ky Evropian.
Tringa Ukaj ka shënuar 15 pikë e nëntë kërcime, derisa Astera Tuhina shënoi nëntë, Fjolla Ajeti tetë dhe Besjana Martinaj gjashtë.
Vashat kanë pasur përkrahje edhe nga një numër i madh i tifozëve.
Në takimet tjera, Finlanda ka mundur Greqinë 79:55, Kroacia mundi Islandën 76:55 dhe Irlanda mposhti Ukrainën 63:53.
Kampionati do të vazhdojë deri më 11 gusht, kur është ceremonia mbyllëse dhe finalja e madhe./Indeksonline/