75 Mall Live Search
23:12 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Graçanica furnizon me barna institucionet e saj shëndetësore

Komuna e banuar me shumicë serbe, që udhëheqet nga Srdjan Popovic,  ka furnizuar institucionet shendetësore me barna.

Në një njoftim për kontratë të kësaj komune, është bërë e ditur se është furnizuar me barna në vlerë prej 27 mijë e 477 euro.

Kompania e cila e ka fituar tenderin për të furnizuar me barna shëndetësinë në këtë komunë është “Agani L.t.d” Sh.p.k, me adresë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në këtë kontratë nuk është bërë e ditur llojet e barnave të cilat do të blihen.

Ndryshe, këto institucione shëndetësore, nuk shprehin gatishmëri për bashkëpunim me institucionet kosovare për furnizim me barna.

Por, zakonisht furnizohen nga Serbia./Indeksonline/