75 Mall Live Search
10:23 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Podujevë që organizonte ilegalisht lojëra të fatit

Natën e kaluar, Policia në Podujevë ka arrestuar një person që dyshohet se kishte organizuar në mënyrë ilegale lojëra të fatit.

Njësitë policore në lokalin e të dyshuarit, si prova materiale kanë konfiskuar dy shtëpiza kompjuteri, dyqind e tetëdhjetë e nëntë (289)€ para të gatshme dhe (njëmbëdhjetë) 11 tiketa të lojërave të fatit.

 Me vendim të prokurorit i  dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.