Pesë persona të arrestuar për shkak që gjuajtën me armë në aheng familjar
Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar pesë persona për shkak se kishin shtënë me armë zjarri në ahenge familjare.
Dy ishin arrestuar në qytetin e Shtimes, një në Ferizaj, një në Istog dhe një në Vushtrri shkruan Indeksonline.
Shtime 03.08.2019 – 13:58. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta me gaz është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Shtime 03.08.2019-09:32. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë një ahengu familjar ka shtëne me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zastava e kalibrit 6.35mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Cernillë, Ferizaj 03.08.2019-22:15.Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë Ekol Special ,kalibri 9 mm, një karikator dhe katër(4) fishek. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Llukavci i Begut, Istog 03.08.2019-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që në një aheng kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tetëmbëdhjetë(18) fishek. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Vushtrri 03.08.2019 – 16:26. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta e llojit Ekol me 12 gëzhoja te kalibrit 9 mm është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/