Everton interesohet për Rakitic
Klubi anglez, Everton kanë shprehur interesimin e tyre për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
Duke pasur parasysh se një e ardhme e kroatit në Barcelonë është e pasigurte, Everton do të përpiqen të shfrytëzojnë nga kjo situatë, raporton gazeta angleze, Express, transmeton Indeksonline.
Të interesuar për shërbimet e mesfushorit kroat janë edhe Man Utd e Inter.
31 vjeçari ka ende dy vite në kontratë me blaugranët./Indeksonline/