75 Mall Live Search
11:13 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Fejohet djali i Afrim Muçiqit, shikoni se si i thur poezi të dashurës

Portieri i Prishtinës Alban Muqii është parë shumë disponuar gjatë ceremonisë së fejesës me bukuroshen Anita Visoka.

Muqiqi gjatë festës nuk ka hezituar të dhurojë momente interesante madje duke recituar edhe poezi në ceremoni gjë e cila ka shkaktuar spektakël tek mysafirët e shumtë.

Muqiqi që është djali i këngëtarit të famshëm, Afrim Muqiqi është portier i Prishtinës, ngjyrat e të cilës i mbron që nga mosha e re.

Vitin e kaluar iu dha shumë pak rasti të paraqiten në portë, pasi kishte konkurrentë të fortë si Visar Bekajn, derisa sivjet duhet të luftojnë me Eglant Haxhon, një portier jashtëzakonisht i mirë i ardhur sivjet nga skuadra e Llapit.