75 Mall Live Search
12:33 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sporti kosovar në zi, ndërron jetë ish sportisti i njohur

Të shtunën ka ndërruar jetë Bashkim Hoxha, ish-hendbollist i suksesshëm i Vëllaznimit të Gjakovës.

Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielen (sot) nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

I ndjeri Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Vëllaznimit. Kohëve të fundit ishte trajner në klubin e femrave në kategoritë e reja./Indeksonline/