Veseli flet për sulmet në ShBA: Kosova i qëndron pranë miqve amerikan në këtë situatë të rëndë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është shprehur i tronditur nga masakra që ndodhi sot në El Paso të Teksasit.
Ai tha se Kosova qëndron pranë miqve amerikan në këtë situatë të rëndë, shkruan Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Veselit:
Jam i tronditur prej masakrave të ndodhura në Dayton, Ohio si dhe El Paso, Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Populli i Kosovës i qëndron pranë miqve amerikan në këtë situatë të rëndë. Duke dënuar rëndë këto dy sulme makabre uroj shërimin sa më të shpejtë për të lënduarit dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Unë lutem sot bashkë me ta që shpirtrat e pafajshëm të njerëzve të tyre të dashur të gjejnë prehje në botën e përtejme.