Beto O’Rourke: “Donald Trump është një nacionalist i bardhë”
Kandidati presidencial nga El Paso, Beto O’Rourke ka thënë që Presidenti Donald Trump është nacionalist i bardhë.
Ai këto komente i bëri pas vrasjeve masive që ndodhën në El Paso dhe asaj në Dejton të Ohajos, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.
Po ashtu O’Rourke është ndaluar edhe në komentet e presidentit që ka bërë për meksikanët, përkatësisht ofendimet që ka bërë ndaj tyre, duke i cilësuar këta të fundit si dhunues dhe të infektuar.
“Gjërat që ka thënë ai si kandidat por edhe si President i Shteteve të Bashkuara nuk duhet thënë”, ka thënë kandidati demokrat dhe ish kongresmenti O’Rourke.
O’Rourke ndër të tjera i është referuar edhe drejtorit të FBI-së, Chris Wray, sipas të cilit numri i krimeve me motiv urrejtjen në SHBA ka shënuar rritje.
“Ne sot kemi problem me terrorizmin e bardhë nacionalist në SHBA” duke shtuar se “këta burra të bardhë janë të motivuar nga Presidenti”, kishte thënë ndër të tjera Beto O’Rourke./Indeksonline/