75 Mall Live Search
07:33 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gazetarja shqiptare flet për seksin pas martesës

Moderatorja Aulona Musta, e ftuar së fundmi në emisionin “Treshat”, ka folur mbi jetën seksuale.

Gjatë intervistës, Bora Zemani i tha se “thonë që kur martohesh jeta seksuale me partnerin nuk është aq e gjallë sa në fillim” dhe Aulona nuk hezitoi të shprehej se përpiqet që ta mbajë aktive jetën seksuale pasi seksi është shumë i rëndësishëm për të dhe partnerin.

“Nuk bën seks siç bën kur sapo je njohur, por ne përpiqemi që ta mbajmë sa më të gjallë dhe të kënaqemi sa më shumë sepse për të dy ne seksi është shumë i rëndësishëm”, u shpreh moderatorja.

Aulona tha gjithashtu se seksi është më i mirë kur je i palestruar, ndërkohë që shtoi se mund të varesh dhe tek abazhuri.

“Nuk dua të gjykoj njeri por duke filluar nga fakti që je elastik, lodhesh më pak, mund të varesh dhe te abazhuri, kështu që mendoj se po”, tha ajo.