75 Mall Live Search
07:50 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa i tregon botës si duket Prishtina në orët e para të mëngjesit

Dua Lipa po vazhdon të qëndrojë në Kosovë.

Ajo mori pjesë në edicionin e dytë të festivalit Sunny Hill, të organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Derisa mbrëmë ishte nata e fundit, ku ajo edhe u ngjit në skenë për të performuar, duke dhuruar një atmosferë fantastike, shkruan Indeksonline.

Por, si gjithmonë ylli jonë e promovon vendlindjen e saj, e në orët e para të mëngjesit të sotëm, ajo ka fotografuar Prishtinën, teksa ka bërë një zemër.

Gjithashtu ajo ka publikuar disa imazhe nga festivali, përfshirë edhe me të dashurin e saj të ri./Indeksonline/