Dy orë pritje në Merdare
Kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitarë në Merdare edhe sot në mëngjes është e gjatë, raporton Indeksonline.
Qytetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova ndërsa kolona është e gjatë rreth 500 metra.
Sipas të dhënave të fundit të dala nga Qendra për Menaxhimin e Kufirit, përveç Merdares në pikat tjera kufitare situata është normale dhe nuk ka pritje të gjata./Indeksonline/