Deputetët duan një seancë tjetër para asaj të shpërndarjes
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit , shefat e Grupeve Parlamentare po kërkojnë mbajtjen e një seance për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare para se të votohet shpërndarja e Kuvendit.
Burimet e Indeksonline brenda mbledhjes thonë se diskutimet po vazhdojnë në këtë pikë ndërsa zyrtarisht ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare rreth caktimit të datës së seancës./Indeksonline/