Ambasadori Kosnett takohet me Isa Mustafën, mediat lejohen të marrin vetëm pamje
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka arritur te zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës ku është pritur në takim nga kreu i partisë, Isa Mustafa.
Takimi ka nisur në orën 11:00 dhe po vazhdon edhe tani ndërsa në të po marrin pjesë edhe Agim Veliu, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje ndërsa uk dihet tema e diskutimit.
Situata e re politike në vend ka vënë në lëvizje edhe ambasadorët të cilët po kërkojnë një zgjidhje që të shmanget vakumi institucional./Indeksonline/