75 Mall Live Search
11:56 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kadri Veseli: Sot treguam se Kosova ka të ardhme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në mbledhjen e mbajtur pati vendimmarrje konsesuale.

“U dakorduam që ta caktojmë datën për shpërndarjes së kuvendit dhe t’i hapim rrugë zgjedhjeve të reja të cilat duhet të mbahet jo më larg se 45 ditë nga 22 gushi kur do të shpërndahet legjislatura”, ka thënë Veseli, transmeton Indeksonline.

Ai tha se tani janë qytetarët e vendit ata që do të vendosin për qeverinë e re.

“Jam i sigurt se me këtë vendim tonin kemi treguar se Kosova ka të ardhme”, ka thënë Veseli./Indeksonline/