13:14 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas një dekade juani kinez bie në raport me dollarin

Juani kinez ra nën kufirin e shtatë dollarëve, për herë të parë pas një dekade, një ditë pasi Pekini kishte paralajmëruar se do të reagonte ndaj tarifave të fundit tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump.

Monedha kineze u shkëmbye me 7,024 dollarë, një rënie me 1%.

Banka Popullore e Kinës theksoi se ”dobësimi ishte në përgjigje të unilateralizmit dhe proteksionizmit të tregtisë” dhe se ”nuk ka asgjë vend për shqetësim”.

Presidenti Trump deklaroi se do të rritë tarifat për mallrat kineze në vlerën 300 miliardë dollarë në 10% nga 1 shtatori, ndërsa Ministria e Jashtme kineze tha se do të merrte “masa të domosdoshme” për të mbrojtur interesat e saj.

Lufta tregtare dhe pasiguria që është krijuar ka dobësuar ekonominë globale, përcjell Atsh.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet e rritjes së vendit për vitin 2019 nga 3,3% në 3,2%.