Kryetari i Suharekës i shkon në dasmë familjes ku festohej me çiftelia në odë
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, vazhdon të jetë mjaftë i hapur dhe tejet modest.
Ai jo vetëm që qëndron afër qytetarëve të tij në çdo kohë dhe ditë, por Muharremaj ka marrë pjesë edhe në ahengun e një familjeje ku po mbahej një dasmë, shkruan Indeksonline.
Përmes një videoje ku shihet në një odë, derisa në mes këndonin shahirët me çiftelia, ai shkruan:
“Sot isha në familjen e Bislim Palushit. Dasmat tona kanë hijeshi kur respektohet tradita.
Në Budakovë e në shumë vende në komunën tonë, kjo përcillet ndër breza”./Indeksonline/