Nuk ndalet Arbër Zeneli, fillon të stërvitet në ujë
Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli është duke punuar për t’u rikuperuar pas lëndimit të rëndë që mori në ndeshjen kundër Malit të Zi në muajin qershor.
Zeneli po vazhdon të rikuperohet në Francë, shkruan Indeksonline.
Lojtari i Reims tashmë ka filluar të stërvitet në ujë. Në nëj video të postuar në Instagram nga agjencia “Colossal Sports Management” shihet Zeneli duke vrapuar në ujë.
Zeneli do të mungoj në ndeshjen e kombëtares së Kosovës kundër Anglisë./Indeksonline/