BBC kërkon falje pasi ngritjen e gishtit tregues nga muslimanët, gazetarja e quajti si “përshëndetje të ISIS-it”
Të hënën mbrëma BBC transmetoi një dokumentar të quajtur “Panorama” që flet për gratë të cilat i kanë lëshuar vendet e tyre për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri.
Gazetarja Stacey Dooley kishte parë gratë dhe burrat duke e ngriti gishtin tregues lartë dhe kësaj ajo ju referua si “përshëndetje të ISIS-it”.

Kjo shkaktoi reagim të madh nga muslimanët në rrjetet sociale.
Mëngjesin e sotëm mediumi britanik BBC ka lëshuar një komunikatë ku kërkon falje ndaj personave që janë ndjerë të ofenduar nga ky term. /Indeksonline/