75 Mall Live Search
11:56 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Momenti kur karteli më i madh në Meksikë kap liderin kundërshtar, më pas e varin

Pamjet nga Meksika që tregojnë se si njëri nga kartelet më të mëdha të vendit ka arritur që ta kap liderin e kartelit kundërshtar, e që më pas të zhveshur e kanë lidhur në një karrige para se ta ekzekutonin dhe ta linin trupin e tij të varur në një nga rrugët e qytetit.

Pjesëtarët e armatosur të kartelit Jalisco New Generation, u shfaqën në video të publikuar gjatë vikendit të cilët e kishin rrethuar Adolfo Mendoza Valencia, i cili konsiderohej si lideri i kartelit i cili e kontrollonte drogën në qytetin Guanajuato, në pjesën qendrore të Meksikës.

Mendoza Valencia, gjithashtu i njohur si El Michoacano, ishte i lidhur në karrige. Duart dhe këmbët gjithashtu i kishte të lidhura.

Autoritetet meksikane duke e larguar trupin e tij të varur në rrugë

Kundërshtarët e tij e detyruan atë që të flasë para kamerës.

Sipas mediave meksikane, Mendoza Valencia më parë ka arritur që t’i shpëtojë një tentim vrasjeje që e la të vdekur djalin e tij 17 vjeçar, shkruan Daily Mail.