“Klasa për nëna”, këshillimorë e cila do të shërbejë për shtatzënat dhe partnerët e tyre në Kamenicë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Gashi përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të kësaj komune është hapur një këshillimorë ku do të shërbejë për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre.
Ja postimi i tij në Facebook:
Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare hapëm “Klasën për Nëna”, e cila do të shërbejë si qendër informuese e këshilluese për gratë shtatëzëna dhe partnerët e tyre, që nga periudha e paralindjes e deri tek paslindja e kujdesi gjatë zhvillimit të foshnjes.
Kjo klasë është hapur në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës dhe Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, dhe qëllimi i saj është të transmetojë këshilla dhe të përgatisë gratë për shtatëzani të shëndetshme.

