Dua Lipa publikon fotografi nga takimi me ambasadorin britanik në Kosovë
Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë, përveç pjesëmarrjes në festivalin ‘Sunny Hill’ ajo mbajti një konferencë për media dhe poashtu u takua edhe me ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Këngëtarja shqiptare gjatë takimit me O’Connell u takua edhe me artistë, krijuese, vullnetar dhe aktivistë që veprojnë në Kosovë.

“Fotografitë nga pritja e Ambasadorit Britanik të Kosovës, ku takova artistë, krijues, vullnetarë dhe aktivistë që po sjellin ndryshime në Kosovë përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit. Me fat që pati rastin të mësojë më shumë rreth punës së tyre dhe të mendojë për mënyra të bashkëpunimit”, ka shkruar Dua përkrah imazheve derisa dukej tejet elegante.

Kështu Dua gjatë qëndrimit në vendlindje edhe një herë e dëshmojë sa krenare është për prejardhjen e saj duke e promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme./Indeksonline/


