11-shja më e shtrenjtë në botë, 1 miliard e 183 milionë euro
Çmimet e futbollistëve në tregun e sotëm janë rritur në mënyrë enorme.
Për një lojtar cilësor klubet duhet të paguajnë dhjetra miliona euro.
Harry Maguire është futbollisti i fundit që theu rekordin duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.
Ai kaloi nga Leicesteri te Manchester United për 88 milionë euro.
Nëse do të formohej 11-shja më e shtrenjtë në botë në të gjitha pozicionet, ajo do të kishte vlerën e 1 miliardë e 183 milionë euro. /Indeksonline/
