Kosova e Prishtinës ia liron vendin skuadrës nga Prizreni
Kosova e Prishtinës tashmë nuk do të garoj më në Ligën e Dytë të Kosovës.
Krejt kjo pasi që sot FC A&N ka njoftuar për marrëveshjen e fuzionimit të dy klubeve.
Sipas njoftimit të lëshuar nga skuadra prizrenase, A&N, me këtë marrëveshje skuadra në fjalë do të zë vendin e Kosovës së Prishtinës në Ligën e Dytë e cila tashmë do të jetë unike.
Ky është njoftimi i klubit nga Prizreni:
Pas marrëveshjes së arritur për fuzionim në mes klubeve KF A&N dhe KF Kosova nga Prishtina, klubi ynë në edicionin 2019/2020 do të garoj në Ligën e dytë të Kosovës. Liga e dytë e Kosovë është ligë unike në të cilën garojnë 16 ekipe. KF A&N falenderon KF Kosova nga Prishtina për mundësin që me fuzionimin e dy ekipe KF A&N të jetë në mesin e 16 ekipeve të Ligës së dytë të Kosovës.
Urime e suksese në kampionatin 2019/2020