22 vjeçarja gjermane u rrëmbye nga një italian në Prishtinë
Policisë kosovare i erdhi një kërkesë nga Gjermania.
Autoritetet homologe nga Berlini iu drejtuan me lutjen e një nëne për gjetjen e vajzës së saj 22 vjeçare me të cilën ajo humbi çdo lidhje që nga 3 gushti, pas ardhjes në Prishtinë.
Njësiti për Hetime të Përgjithshme u aktivizua menjëherë dhe pa vonuar shumë e zbuloi lokacionin e vajzës së humbur.
Kur u gjet të hënën doli se ajo ishte rrëmbyer nga një shtetas italian.