Sediljet e aeroplanit britanik që ngjallen reagime, ngjasojnë shumë me taksitë e kosovarëve!
Jo gjithmonë pasagjerët kanë komoditetin që ëndërrojnë, aq më tepër kur bëhet fjalë për fluturime derisa udhëtimet janë më të gjata.
Së fundmi një udhëtare duket se ka qenë pa fat sa i përket udhëtimit të saj. Të njëjtës i ka rënë ‘hise’ që udhëtimin e saj ta kalojë në një ulëse aspak të përshtatshme.

Në foto shihet një udhëtare teksa është ulur në një ulëse pa mbështetëse para nisjes së aeroplanit nga Luton për në Gjenevë.
Foto është realizuar sot në mëngjes në një aeroplan të kompanisë “EasyJet”, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Kjo foto ka shkaktuar zemërim të madh pas publikimit të saj në rrjete sociale.

Disa komentues e kanë quajtur të ‘neveritshëm’ dhe ‘ilegal’ e aktin e tillë dhe ‘rrezikim të sigurisë së udhëtarëve’.
Mirëpo nga kompania “EasyJet” kanë thënë që udhëtarët nuk përdorin ulëse ‘jashtë funksionale’ përgjatë udhëtimit, derisa foto e këtij udhëtimi është realizuar derisa udhëtarët ishin duke zënë vendet e tyre, fare pak para nisjes së fluturimit.
Se sa është funksionale dhe komode mund të shihet fare lehtë dhe secili mund të gjykojë për sigurinë që jep një ulëse e tillë e aq më pak brenda një aeroplani, por lirisht mund të themi se ulëset e tilla janë të shumta tek taksitë e kosovarëve. /Indeksonline/