75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vazhdon rekordi i Van Dijk, driblimi i Gabriel Jesus nuk njihet nga FA

Sic duket rekordi mahnitës i Van Dijk – 65 ndeshjeve pa u dribluar nga kundërshtarët – mbetet ende në fuqi.

VVD ishte dribluar nga Gabriel Jesus në ndeshjen e fundjavës në finalen e “Community Shield” ndaj Manchester City, por një zëdhënës i Federatës së Futbollit të Anglisë, ka sqaruar se statistikat e ndeshjes së Community Shield, nuk është lojë garuese dhe zyrtare.

Zëdhënës i FA-s konfirmoi se ndeshja klasifikohet si një lojë ‘e klasës së dytë’, prandaj asnjë statistikë nuk llogaritet prej federatës.

Ironikisht, Community Shield ishte deklasifikuar si një ndeshje zyrtare pesë vjet më parë, që do të thotë se golat, kartonët dhe statistikat tjera nuk llogariten.

Ndryshe. kjo do të thotë që as kartoni i verdhë i Pep Guardiolës, i cili u konsiderua si trajneri i parë në histori të klubeve angleze që u zverdh, nuk do të llogaritet.